Kërkojmë lokal për klinikën e parë të Dünyagöz në Ballkan – Prishtinë
2026-01-30 11:45:00
Jemi duke kërkuar lokacion në Prishtinë – zonë qendrore, për hapjen e një klinike oftalmologjike (sy). Ju lutem na dërgoni ofertat që i plotësojnë kriteret:
Kriteret kryesore:
• Sipërfaqe: 100 – 200 m²
• Pozicioni: Qendër Prishtinë (afër qarkullimit kryesor, i arritshëm me transport)
• Kati: Përdhes / hyrje direkte (ideal me vitrinë/fasadë)
• Vizibilitet: mundësi brendimi, tabelë, ndriçim reklamues
• Akses pacientësh: i lehtë, i sigurt, mundësi rampë (nëse duhet)
• Parkim: i preferuar (parking privat ose publik afër)
• Përdorimi: të jetë i përshtatshëm për klinikë/ordinancë dhe të lejojë adaptim të brendshëm
• Infrastrukturë: rrymë stabile (preferohet 3-fazore), ujë/kanalizim, ventilim/klimë, mundësi izolimi të zhurmës & errësimi për dhoma ekzaminimi
Të dhënat që i kërkojmë për çdo opsion:
• Lokacioni + link në hartë
• Sipërfaqja + planimetri
• Foto/video
• Çmimi i qirasë + kushtet (depozitë, afati minimal, komision)
• Disponueshmëria (kur mund të merret)
• Dokumentacioni bazë i pronës / statusi ligjor (nëse është gati)
Rrugët kryesore që kërkohet lokacioni:
• Bulevardi Bill Clinton
• Bulevardi Dëshmorët e Kombit
• Rr. Robert Doll
• Rr. Luan Haradinaj
• Rr. UÇK
• Rr. Agim Ramadani
• Rr. Enver Maloku
• Rruga B
Të gjithë ata që kanë lokacion të përshtatshëm sipas kritereve të kërkuara, na kontaktoni në info@drsupernova.com ose 044 36 66 96.